Bëhu gjithçka që tashmë je gjithçka që mund të jesh
Këshilla para se të aplikosh
Këshilla para se të aplikosh
Këshilla para se të aplikosh
Këshilla para se të aplikosh
Këshilla para se të aplikosh
Këshilla para se të aplikosh
Këshilla para se të aplikosh
Këshilla para se të aplikosh
Këshilla para se të aplikosh
Suksesi ynë si kompani është ndërtuar mbi njerëzit – mbi talentet, personalitetet dhe stilet e ndryshme që duhen për të krijuar modën globale në masë & për ta bërë stilin më të qëndrueshëm. Mezi presim të marrim aplikimin tënd. Për ta bërë më të lehtë për ty, ja disa gjëra për të menduar.



1. Bëj kërkimin tënd

Është e rëndësishme që të bësh kërkimin tënd dhe të jesh përgatitur mirë kur të aplikosh për një pozicion. Në këtë faqe do të gjesh informacione rreth karrierës në H&M.
2. Aplikimi yt

Shiko CV-në dhe letrën tënde personale dhe nëse është e nevojshme, përshtate me pozicionin për të cilin po aplikon.

Shpjego pse po aplikon dhe na trego se çfarë do t’i sillje këtij pozicioni.

Mos e bëj letrën tënde personale shumë të gjatë.
3. Çfarë vjen më pas?

Kur të marrim aplikimin tënd, do të dërgojmë menjëherë një konfirmimim me email.

 

Ne do të shohim aplikimin tënd dhe brenda 2 javëve do të kthehemi tek ty.

 

Rekrutuesit tanë do të kontaktojnë përmes emailit ose telefonit.
4. Intervista

Sigurohu që të jesh përgatitur mirë për intervistën tënde me ne. Në faqen tonë të karrierës do të gjesh plot informacione të dobishme.

Përgatit përgjigje për pyetje të tilla si: Pse duhet të të punësojmë? Pse do doje të punoje për H&M? Si e shikon të ardhmen me ne?

Qetësohu, ji vetvetja dhe ji i sinqertë. Shikoje intervistën si një aventurë ku do të mësosh gjëra të reja për veten dhe për H&M.

Të gjithë kanë dobësi – mos ki frikë të pranosh të tuat! Në cilat fusha duhet të përmirësohesh dhe zhvillohesh?

Çfarë të vesh? Vish personalitetin tënd dhe lëre argëtimin e modës të të udhëheqë – askush nuk pret të vishesh me kostum!