Studentët karriera e hershme
A je gati ta fillosh karrierën tënde në H&M? Ne ofrojmë mundësi të ndryshme trajnimi për të ndihmuar të mësosh dhe të zhvillosh aftësitë e tua, si gjatë studimeve ashtu edhe pas displomimit.
Puno në dyqan gjatë studimeve
Puno në dyqan gjatë studimeve
Puno në dyqan gjatë studimeve
Puno në dyqan gjatë studimeve
Puno në dyqan gjatë studimeve
Puno në dyqan gjatë studimeve
Puno me kohë të pjesshme, të plotë  & ndoshta qëndro gjithë jetën. Të gjithëve na duhen paratë kur jemi studentë, por pse të mos fitojmë më shumë nga një punë me kohë të pjesshme? Gjatë rrugëtimit tënd do të kesh shumë përgjegjësi individuale dhe mundësi për t’u rritur, për t’u argëtuar dhe për të krijuar miqësi të reja.
Programet e studentëve & të diplomuarve
Programet e studentëve & të diplomuarve
Programet e studentëve & të diplomuarve
Programet e studentëve & të diplomuarve
Programet e studentëve & të diplomuarve
Programet e studentëve & të diplomuarve
Programet e studentëve & të diplomuarve
Programet e studentëve & të diplomuarve
Programet e studentëve & të diplomuarve
Zhvillo karrierën tënde dhe veten dhe madje industrinë e modës.

Në programin tonë të stazhierëve, ti do të kalosh një vit duke fituar njohuri mbi familjen tonë globale të markave, duke përfshirë Cos, & Other Stories, Arket, Weekday, Afound & Monki. Gjatë vitit, ti do të ndryshosh midis funksioneve të ndryshme për të zhvilluar aftësi të reja. Është shansi yt për të përshpejtuar udhëtimin tënd të të mësuarit dhe për të fituar ato kompetenca kyçe që do të përdorësh gjatë gjithë karrierës tënde.

Ka pesë degë të specializuara në program dhe ti mund të aplikosh në degën që dëshiron. Ato janë, Oferta e Klientit, Zgjerimi i Shitjes me Pakicë, Inxhinieria dhe Zhvillimi i Produkteve, BI, Të Dhëna & Analitikë dhe Fashion Design.

Ti do të fillosh programin me bazë në Stokholm, dhe ne do të ndihmojmë të zhvendosesh. Do të punosh me projekte aktuale, të bashkëpunosh dhe të mësosh nga kolegë që janë ekspertë të fushave të tyre dhe mund të udhëtosh me zhvendosje ndërkombëtare. Në këtë program do të mësosh gjëra që do t’i mbash mend gjithmonë dhe do të takosh njerëz që nuk do t’i harrosh kurrë.

Je gati të fillosh?